Përditësimi E enjte, 09 Shkurt 2012 12:23
Vizioni dhe Vlerat e "Dimensionit të Ri"
Vizioni ynë

Në një vend ku bashkëjetojmë, ne duam të krijojmë një strukturë ku njerëzit çlirohen, pikë së pari duke e lënë pas jetën e vjetër dhe së dyti duke i shërbyer Perëndisë në fuqinë e krijesës së re, me personalitetin dhe dhuntitë e dhëna prej Perëndisë.
Motoja jonë:
Ji ai që je dhe bëhu ai për të cilin u krijove.
Vlerat tona
1. Me në qendër Krishtin: qëllimi ynë parësor është të ndjekim Jezusin (Luka 9:23-26) dhe të bëhemi më të ngjashëm me Të (Rom.8: 28-30)
2. Ne e ndjekim tërësisht Jezusin: e gjithë jeta jonë i përket Krishtit dhe duhet të jetë një sakrificë e pëlqyeshme për Perëndinë (Rom. 12:1-2)
3. Së bashku: duke ndjekur Krishtin ne e ndajmë jetën tonë me njerëz që kanë të njëjtin qëllim.
4. Mënyrë jetese e balancuar me këta tre përbërës:
a. duke thelluar marrdhënien me Perëndinë
b. duke përmirësuar marrdhënien me të tjerët
c. duke qenë një komunitet me fokus te të jashtmit, që është dritë dhe kripë në shoqëri
5. Ne theksojmë rëndësinë e një marrdhënieje të mirë me kishën dërguese, pastorin(ët) /pleqtë e saj dhe misionin tonë.
6. Nga njëra anë ne punojmë me denominacione të ndryshme sepse vlerësojmë çdo aspekt të trupit të Krishtit . Nga ana tjetër duam t’i shërbejmë kishës lokale dhe të jemi pjesë aktive e saj aty ku do të vendoset misioni ynë.
Ne i jemi bashkangjitur lëvizjes së lutjes dhe misionit “24/7” dhe përqafojmë vlerat e tyre të cilat mund të lexohen këtu (në anglisht).
Hapat konkret
2. Të forcojmë besimtarët e rajonit duke ofruar konferenca, seminare, mikpritje dhe këshillim.
3. Të investojmë te brezi i ri (fëmijët dhe adoleshentët).
4. Të plotësojmë nevojat shoqërore dhe shpirtërore të shoqërisë.
5. Të dërgojmë misionarë në vende të tjera.






