Shtyp pdf

Rakela prezantohet:Rakela_Baum

Jam mirenjohese qe Zoti me ka dhene mundesin te punoj 9 vjet ne shtepine e femijes „Vatra e ngrohte“. Ne kete kohe, Zoti me ka ndryshuar karakterin tim dhe me ka pergatitur per te ardhmen. Edhe pse me pelqen puna me femijet, kam ndjere se Zoti me tregonte qe puna ime aty po mbaronte. Ndersa jam lutur per nje kohe te gjate qe Perendia te me drejtonte per dicka te re, edhe Danieli dhe Monika kishin ne zemer te me ftonin per misionin e ri ne Memaliaj. Mbasi une kam folur me Danielin dhe Moniken per te keshilluar per ate qe une ndjeja, ata me nxiteshin qe te vazhdoja te lutesha ne qofte se Zoti do te me drejtonte per ne Memaliaj. Ne nje kohe lutjeje e ndjeva forte qe Zoti me thirri per ne Memaliaj.

Ajo qe une kam ne zemer:

Te ndihmoj njerezit ne nevoj, sidomos ata qe kane kaluar gjera te veshtire ne jete, qe te marrin sherrim nga kjo gje.
Si fillim do te bej vizita tek njerez te ndryshem dhe keshtu mund te kuptoj se me cilet mund te kaloj me shume kohe per t’u sherbyer atyre.
Gjithashtu kam deshire te mirpres njerez qe kane nevoj per shoqeri dhe per nje vend clodhjeje ne shtepine time ne Memaliaj.

Si skuadra e “Dimensionit te ri”
RakelaKamp ne jemi shume te inkurajuar qe Rakela do te bashkohet me ne. Ne njohim Rakelen prej kohe, kemi bashkepunuar ne grupin e adoleshenteve, ajo ka drejtuar kampet e adoleshenteve dhe ne kemi pare zemren e saj per Zotin dhe per te sherbyer Atij. Ajo eshte e para Shqiptare me ne dhe prandaj luan nje rol te rendesishem per fillimin e misionit. Ajo ka lene punen e saj me nje rroge te sigurt per te sherbyer Perendise ne Memaliaj duke jetuar "ne besim", dmth. duke besuar qe Zoti siguron edhe nepermjet besimtare te tjere.



Ne qofte se ti do qe te mbeshtetesh Rakelen me financa ne jeten dhe sherbesen e saj, mund te na kontaktosh, dhe mund te tregojme sesi mund te behet.


RakelaMem









Lidhur me:


4bottom24-7prayerlogo

Our sending church in Germany: (This website is only in German!)