Shtyp pdf

Familja Reichert prezantohët


Daniel:

daniel2

Kanë kaluar 11 vjet shërbesë në Shqipëri. Deri tani kjo ka qenë periudha më e kënaqshme e jetës sime.
Në fillim të viteve ‘90 po shihej një rizgjim në vend.
Pas rënies së komunizmit, të rinj po kërkonin kuptimin e vërtetë të jetës dhe shumë prej tyre ia hapën zemrën Jezusit.
Kisha të krishtera u themeluan në shumë vende.
Megjithatë kemi përjetuar edhe shumë zhgënjime. Papritur shumë të kthyer në besim pushuan së ardhuri, u larguan nga Perëndia dhe nga familja e besimit.
Disa herë madje kjo ndodhi edhe me bashkëpunëtorët më të mirë të kishës sonë. Sa e trishtueshme!
Cili qe shkaku? Qenë shkaqe të ndryshme por ato kryesoret ishin lëndimi, mosfalja dhe marrdhëniet jo të shëndetshme. Nuk ishte marrë asnjëherë si duhet me “problemet e zemrës”.


Shpresë e re

Shkollat verore të dishepullizimit ku ndanim jetën tonë me motrat dhe vëllezërit tanë të dashur shqiptarë ishin veçanërisht të rëndësishme gjatë atyre viteve. Shumë shpejt shqiptarët do të na hapnin zemrën rreth përvojave më të vështira të jetës së tyre. Si rrjedhojë e besimit të tyre të plotë te ne, turpi po largohej. Drita e Perëndisë derdhej në ato zona të errëta të zemrës dhe si rezultat, shërimi bëhej i mundshëm.
Ndikimi i shkollave biblike u pa madje pas pak javësh, ndërsa përmes jetës së përditshme në kishë, të tilla përparime nuk kishin qenë të mundura, madje edhe pas disa muajsh.
Kjo përvojë i dha formë një vizioni përbrenda meje për një vend jetese të përbashkët; një vend ndërdenominacional që i pajis njerëzit për shërbesë me kohë të plotë; një vend ku mund të ndajmë jetët tona, duke qenë të hapur dhe të sinqertë me njëri-tjetrin.
Marrdhënia me Perëndinë është prioriteti ynë. Ai ndryshon zemrat përmes ndikimit jetëndryshues të Ungjillit. Ky është themeli i cili i pajis njerëzit për plotësimin e nevojave të një bote të humbur.


Monika:

moni

Si fëmijë misionarësh, u rrita në Kongo dhe kur u kthyem në shtëpi (isha 8 vjeç në atë kohë), Perëndia vuri në zemrën time dëshirën që herët a vonë do isha përsëri në fushën e misionit.

Kur u martuam në vitin 2001, Danieli kishte kaluar tashmë 6 vjet në Shqipëri dhe ishte bërë gjysmë shqiptar. Në atë kohë m’u bë e qartë që Shqipëria do të bëhej edhe vendi im.

Sapo kisha mbaruar trajnimin si mësuese e shkollës fillore dhe gjatë asaj kohe katër vjeçare, jetova në një godinë me studentë ndërkombëtarë.

Njoha njerëz nga kultura të ndryshme dhe mësova se jeta në komunitet ka disa avantazhe; ti mëson të përkushtohesh, të jesh i sinqertë dhe i ndjeshëm ndaj tjetrit. Të duhet ta heqësh maskën, përderisa të duhen tepër energji për t’u hequr sikur…….

Gjithmonë kam pasur për zemër të investoja në brezin e fëmijëve dhe të rinjve; kjo ka vazhduar të jetë edhe këto katër vjet në Shqipëri. Tani që kemi fëmijë vetë, kemi më shumë afrimitet me çiftet e reja dhe familjet. Si komunitet “Dimensione të Reja”, ne dëshirojmë të investojmë te familjet, dëshirojmë të shohim jetë martesore dhe edukim të shëndetshëm të fëmijëve, në mënyrë që ata të rriten në familje të shëndosha, sepse ato janë qelizat e vogla të shoqërisë. Vajzat tona Sofia (3 ½) dhe Olivia (afërsisht 2 vjeç) na ndihmojnë ndërsa qëndrojmë me këmbë në tokë.
fam.reichert
Lidhur me:


4bottom24-7prayerlogo

Our sending church in Germany: (This website is only in German!)