Përditësue s'fundi më E premte, 31 Korrik 2009 22:35
Cfarë është “SH.U.”?
"SH.U." nënkupton "Shpërthimin Ungjillizim." dhe "SH.U. për fëmijë" është nje kurs që është menduar për fëmijë që duan të mësojnë sesi t’a ndajnë ungjillin në një mënyrë krijuese me fëmijë të tjërë.

Unë (Monika) vizitova kursin trajnues të SH.U. në Freiburg dhe më lindi dëshira ta përdorja në Shqipëri sepse është një vegël e shkëlqyer këtu. SH.U. i fëmijëve përmban mësime të shkurtra, skece dhe sende krijuese. Fëmijëve u pëlqen të përfshihen në “drama” dhe me gjithë krijimtarinë e përfshirë ishte e lehtë për ta që të kapnin mesazhin.
Kursi ynë I parë në Gjirokastër.

Grupi fillestar me vetëm 8 fëmijë shkoi shpejt në 16. Dy pyetjet më të mëdha të kursit ishin:
- a e di nëse do ta kalosh përjetësinë në parajsë me Perëndinë?
- pse do të të linte Perëndia të hyje në parajsë?
Përgjigja fillestare e fëmijëve për pyetjen e parë ishte: ndoshta ose jo; madje as edhe fëmijët që besonin s’kishin asnjë siguri shpëtimi. Në fund të kursit disa nga fëmijët iu përgjigjën pyetjes me buzëqeshje në fytyrat e tyre e me një PO të qartë. Ata kishin mësuar se parajsa është një dhuratë nga Perëndia, që nuk mund t’a fitonin dhe tashmë dinin vargje biblike që shpallin këtë të vërtetë.
Ne organizuam një ungjillizim në azilen e qytetit duke bërë drama dhe duke shpjeguar kuptimin e tyre.
Bashkëpunëtorët ishin kaq të gëzuar sa i përdorën disa nga dramat nëpër fshatra dhe në shërbesën e Pashkëve, kështu që fëmijët mund të ndanin ungjillin me të tjerët.
Dëshmi:
Niko (6 vjec) u tregoi shokëve të tij ato që kishtë mësuar; nëpër lagje mund të dëgjoje fëmijët të thërrisnin fjalët: parajsë, njeri, Perëndi dhe fjalë të tjera kyc nga kursi.
Kristina, një nga drejtueset e kishës Nehemia në Gjirokastër, tha se tani ajo di shumë më mirë si t’u shpjegojë fëmijëve shpëtimin; madje ka ide krijuese sesi të shpallë ungjillin; ajo do të donte të ndiqte një kurs trajnues në mënyrë që të zhvillojë programin SH.U. nëpër fshatra.
Niko (6) hat mit den Kindern aus dem Plattenbau lautstark die Wörter „Himmel, Mensch, Gott, usw.“ geübt, die Bausteine des Kurses. Die Kinder waren im ganzen Viertel zu hören. Was Niko sonst noch seinen Kameraden erzählt hat, können wir uns nur denken...
Kristina, die Leiterin von Nehemia Gjirokastra würde gerne selber Kids EE-Trainerin werden, damit sie Kids EE auch in den Dörfern abhalten kann. Sie berichtet, wie sie nun besser erklären kann, worum es bei der Errettung geht – auch die vielen kreativen Beispiele des Kurses haben sie angeregt und ihr viele Ideen gegeben, Bibelverse zu lernen und Inhalte der Bibel weiter an Kinder zu vermitteln.
Si do vazhdojmë?
Ne do të donim që këtë vjeshtë të organizonim një kurs në Memaliaj Në mënyrë që të përgatisim trajnues, Monikës I duhet të marrë një certifikatë mësuesi për SH.U. shkurtin që vjen në Freiburg, kështu bashkëpunëtorët tanë në Shqipëri mund të trajnohen për ta bërë kursin vetë me fëmijë në qytetet e e tyre.
Në galerinë> përshtypjet e kishës > fëmijët , do të gjeni ca më shumë fotografi nga kursi SH.U.