Skuadra “New Dimensions”
Kjo është skuadra “Dimensione të Reja” gjatë një konference në malet zvicerane.Prapa majtas: Daniel Reichert, Eva & Fred Ryter, Monika Reichert
Para: Olivia & Sofi Reichert


Përditësimi E diel, 15 Shkurt 2009 23:23
Dana (emri është ndryshuar) më tërhoqi vëmendjen për herë të parë kur bleva disa gjëra në dyqanin e saj të vogël. Ajo është e ndjeshme, në gjendje të dallojë nevojat e të tjerëve.
Ajo i kuptonte fqinjët e saj kur kalonin periudha të vështira.
Pasi kisha qenë disa herë në dyqanin e saj, një ditë më mori mënjanë dhe më tha: “Pashë një ëndërr natën e kaluar. Ishte një derë e mbyllur që çonte në liri dhe ndjeva një shtytje përbrenda që të pyesja misionarin e huaj, sesi mund të hapej dera”.
U preka nga etja që kishte për Perëndinë dhe m’u dha mundësia t’i tregoja për Jezu Krishtin, i cili jeton dhe fal mëkatet tona, që kërkon të ketë marrdhënie me ne. Pavarësisht nëse njerëzit vijnë nga një traditë ateiste apo myslimane (ashtu si ajo), Perëndia do gjithësecilin dhe tregon interes për këdo. Kjo është arsyeja përse Ai i foli përmes ëndrrës.
Sot Dana është një nga miqtë më të mirë shqiptarë që kam. Shpesh komshinjtë na shohin duke lexuar biblën së bashku. Dana lutet bashkë me fëmijët e saj dhe mrekullohem kur shoh planet që ka Perëndia për jetën e saj.