Përditësimi E mërkurë, 04 Shkurt 2009 23:12
Taverno
Shpesh miqtë na pyesin: a ka ndonjë të re për qendrën që u përpoqët t’a blinit?
Në rastin e ndërtesës (vendasit e quajnë Tavernë) kati përdhe është privatizuar por kati i dytë jo. Pa i ditur mirë dokumentat ligjorë që duhen ne nuk do t’i vazhdojmë përpjekjet për t’a blerë.
Na kanë këshilluar gjithashtu që t’a fillojmë shkollën e parë të bashkëpunëtorëve duke i ndarë studentët nëpër apartamente të ndryshme sesa në një qendër. Kjo do të kushtojë më pak financiarisht. Të jetuarit në apartamente do t’i japë përgjegjësi secilit.
Ne besojmë ende se një ditë duhet të kemi një qendër tonën dhe duhet të shikojmë, cilat janë mundesitë tonë.