Përditësue s'fundi më E premte, 31 Korrik 2009 23:22
Mbështetja financiare

Ju mund të merrni pjesë aktivisht në zhvillimin e “Dimensioneve të Reja” në Shqipëri; misioni ynë financohet vetëm nga oferta vullnetare.
Ne e kemi përjetuar si familje sesi ka siguruar Perëndia dhe sa besnikë kanë qenë miqtë tanë përgjatë viteve.
Kjo na mundësoi të ndiqnim thirrjen tonë për mision. Ndërkohë që shpërngulemi në Memaliaj për të filluar “Dimensione të Reja”, na duhet të merremi me strehimin dhe përgatitjen për “shkollën e bashkëpunëtorëve për shërbesë”.
Ky është një hap më tej në sfidën financiare, si për ne personalisht ashtu edhe për shërbesën.
Ofertat tuaja ndihmojnë bashkëpunëtorët shqiptarë për t’u pajisur për shërbesë e për të qenë bekim në qytet dhe më gjerë.
Jemi të vetëdijshëm për përgjegjësinë tonë për t’i përdorur ofertat me kujdes dhe efektivisht.
Ju mund të dhuroni për këto fusha:

- Ndërtim dhe strehim: rinovim dhe pajisje
- Shkolla e bashkëpunëtorëve për shërbesë: materiale, seminare, shpenzime të tjera
- Punë me fëmijët: ungjillizim, kopësht, kampe, shpenzime udhëtimi
- Bashkëpunëtorët shqiptarë që nuk mund t’i mbulojnë plotësisht shpenzimet e tyre
- Ndihmë sociale
Ashtu si një tullë është e rëndësishme në ndërtimin e një shtëpie, ashtu dhe ndihma juaj financiare, e madhe apo e vogël qoftë, është një tjetër tullë në ndërtimin e shërbesës “Dimensione të Reja”!
Ofertat e bëra për një qëllim specifik do të përdoren tamam për të.
Gjithësesi, kur të ndodhë të teprojnë para nga një projekt i caktuar, do t’i përdorim për diçka që do jetë sa më afër qëllimit të kërkuar.
Së shpejti do të kemi një llogari pay pal për ofertat ndërkombëtare
FCG Loerrach është e rregjistruar si organizatë jo fitimprurëse, që do të thotë se ofertat e bëra nga taksapaguesit në Gjermani, janë të pataksueshme.
Për dhurimet brenda Gjermanisë, mund t’u dërgohet një faturë në fillim të çdo viti kalendarik, gjithë atyre që do të kenë dhuruar.
Nëse dëshironi të na ndihmoni permes dhurimeve financiare, mund t’a transferoni shumën tuaj në llogarinë e mëposhtme:
FCG Loerrach
Bankë: VR-Bank eG Schopfheim
Numër llogarie: 70142503
Kodi bankar: 683 915 00
Titulli: ND in Albania + përdorimin e caktuar (shih më lart)
(Duhet përcaktuar ND Shqipëri; nëse nuk specifikohet përdorimi, ateherë do të përdoret ashtu si duket më e përshtatshme)
Detajet për transfertën bankare bërë nga jashtë:
IBAN: DE84 6839 1500 0070 1425 03
BIC: GENODE61SPF
Tani mund të dërgoni edhe donacione me anë të PayPalit, duke klikuar poshtë te butoni "Donate"