Përditësimi E mërkurë, 04 Shkurt 2009 11:28
Se shpejti kjo faqe do te perkthehet ne shqip...
Trajnimi "Dimensione te reja ne Krishtin"
Duam t’ju bëjmë me dije për një mundësi të re trajnimi në Shqipëri!
“New Dimensions in Christ Training” është një kurs dishepullizimi.
Pak informacion mbi këtë trajnim:
Është shumë praktik dhe ndihmon studentët që të venë në jetët e tyre të vërtetat biblike.
- çdo kapitull përmban:
- Një mësim mbi një temë të caktuar.
- Pyetje rreth mësimit.
- Fletë për zbatimin personal të mësimit.
- Nevojiten vetëm 30 minuta studim në ditë dhe është e përshtatshme për njerëzit që janë në punë me kohë të plotë.
- Për të përfunduar të gjithë programin e studimit duhet një vit.
- Ky studim mund të kryhet personalisht si edhe në grup.
- Materiali mund të përdoret nga kisha të ndryshme, pasi mbulon një gamë të tërë të aspekteve të jetës së krishterë dhe nuk pasqyron besimin e vetëm një denominacioni.
- Trajnimi ka për qëllim që të mbështesë kishën vendore.
- Ky trajnim mund të jetë një mjet ndihmës për pastorët dhe drejtuesit e kishës.
- Materiali përmban 3 sesione me nga 8 mësime secili:
- Sesioni i parë: Të zhveshim natyrën tona të vjetër – Procesi i shenjtërimit.
- Sesioni i dytë: Të veshim njeriun tonë të ri – Karakteri i ngjashëm me Krishtin.
- Sesioni i tretë: Të ecim në autoritetin e dhënë nga Perëndia.
I gjithë materiali kushton vetëm 3 000 lekë (të reja).
Pasi qëllimi kryesor është zbatimi i fjalës së Perëndisë në jetën personale, në mbarim të kursit nuk jepet certifikatë.
Në se keni pyetje rreth këtij trajnimi ose në se jeni të interesuar për ta përdorur në kishën tuaj, mund të na kontaktoni në adresën: Ky email po mbrohet prej spambots-ave, të duhet JavaScript me e pa .
Tek menuja "Mësime" do të gjeni më shumë informacion.





